Shënohet Dita Botërore e Zemrës në Dragash: QKMF ofron matje falas të tensionit dhe këshilla për qytetarët

Institucione, Shëndetësi1 hour ago136 shikime

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash ka organizuar sot një aktivitet ndërgjegjësues në qendër të qytetit. Përgjatë ditës, punëtorët shëndetësorë u kanë ofruar qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit matje falas të tensionit të gjakut, si dhe këshilla profesionale e informacione të rëndësishme mbi kujdesin dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Nga afër këtë aktivitet e ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë komunalë. Ai ka përshëndetur stafin mjekësor, duke i falënderuar ata për përkushtimin dhe humanizmin e treguar në shërbim të komunitetit.

Duke theksuar rëndësinë e kësaj dite, Xheladini, si kreu i komunës por edhe nga perspektiva e tij si mjek, ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë profesionistët shëndetësorë të cilët çdo ditë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Fushata e sotme në Dragash përcolli një mesazh të qartë sensibilizues për të gjithë: “Vepro me zemër, kujdesu për zemrën me Zemër!”

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...