Anëtari i kryesisë së PDK-së dhe kryetari i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Bedri Hamza ka thënë se koalicioni i ardhshëm duhet t’i ketë të paktën 80 vota në mënyrë që t’i çojë përpara çështjet e mëdha të vendit, sikurse është zgjedhja e Presidentit.

“Koalicioni i ardhshëm kur të bëhet duhet ti ketë të paktën 80 vota, përndryshe çdo numër tjetër do ta dërgonte vendin në zgjedhje prapë për shkak të zgjedhjes së presidentit”, tha Hamza në Kanal10.

Hamza po ashtu tha se ose duhet bërë riformatizimi i qeverisë, ose të shkojë vendi në zgjedhje, duke mos përjashtuar hyrjen e PDK-së në Qeveri.

Ndryshe, zyrtarë të Partisë Demokratike e Kosovës, deri tani kanë mohuar mundësinë e hyrjes ë partisë së tyre në Qeverinë Hoti,  duke thënë se brenda këtij subjekti politik deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë.