Të hënën me datë 03 Maj 2021 pritet të mblidhet kryesia e LDK-së dega në Dragash ku sipas burimeve mbrenda ketij subjekti redaksia e televizionit Opoja mëson se do të diskutohet për disa kandidatë pretendent për kryetar të LDK-së në Dragash.

Në ketë takim me kryesin e degës së LDK-së në Dragash do të jetë edhe një komision i dërguar nga qendra të cilët do të vlerësojnë pretendentet për kryetar të kesaj dege.
Nga keto burime mbrenda kesaj partie thuhet se zgjedhja e kryetarit të ri do të behet mbas festës së Bajramit.

Për zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së dega në Dragash ne do të ju mbajmë të informuar me kohë.