Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Dragash zotëri Selim Kryeziu nëpërmjet rrjetit social facebook ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj zonjës Vjosa Osmani të cilën e ndihmojë në zgjedhje e fundit Parlamentare transmeton televizioni Opoja.

Selimi thotë se është munduar maksimalisht që Vjosa Osmani të bëhet Kryeministere edhe kështu arritëm të dalim në vendin e parë në komunën e Dragashit.

Ai në postimin e tij citon se zotëri Kurti me vota të LDK-së arriti të bëhet Kryeministër por ajo që e shqetësojë më së shumti ishte Lumturia e tepërt e zonjës Osmani.

Redaksia e televizionit Opoja ju përcjell reagimin e kryetarit të degës së LDK-së në Dragash z.Selim Kryeziu

Si kryetar dege, jam munduar maksimalisht që LDK-ja të del parti e parë në zgjedhjet e fundit parlamentare, dhe rrjedhimisht edhe Vjosa Osmani të bëhët kryeministre e vendit. Dhe bashkë me aktivistët ne ja dolem këtu në Dragash, LDK doli parti e parë. Por, në momentin kur u votua qeveria dhe z. Kurti u zgjodh kryeminister, e pash kandidaten tonë në një ekstazë të quditshme dhe e lumtur si asnjëherë më parë, duke e përqafuar e uruar z. Kurti. Zonjë, a e kishe rival apo jo atë?!
Tani unë pyes veten: Pse u angazhova unë, pse “luftova” me të gjitha forcat? Për ta bërë të lumtur zonjën kandidate apo për ta bërë kryeministre.
“Ave Cezare, i morituri te salutent”