Jam ulur dhe po shkruaj, jo si zakonisht e jo si në çdo shkrim tjetër, por kësaj here për një falenderim, një falenderim i cilin duhet bërë çdo ditë, falenderim që ua kemi borxh e që nuk mund ta kthejmë asnjëherë. Por së paku të mundohemi t’u japim rrespektin, vendin duhur dhe atë që e meritojnë në të vërtet. 22 vite më parë do të ishte dita më e gëzuar për të gjithë shqiptarët ngado të ishin, do të ishte dita kur Kosova do të çlirohej nga një okupim një shekullor.

Sot përveç se një ditë gëzimi, ne përkujtojmë, bashkëndjejmë, por dhe jemi krenar për të gjithë ata burra e gra, djem e vajza që dhanë shumë për këtë ditë. Duke sakrifikuar shumë e duke mos kursyer asgjë nga ajo që dinin e mundnin, duke vënë në pikëpyetje edhe jetën e tyre vetëm që ne sot të jetojmë të lirë. Nuk e kam pasur fatin që ta përjetoj atë luftë, i përkas asaj gjenerate fatlume. Që nuk ka përjetuar ato dhimbje dhe vuajtje të cilët i ka kaluar ky popull.
Si një i ri i apasionuar pas historisë sa herë marrë për ta lexuar atë më shpërthen krenaria, që jam bir i një vendi me shumë lavdi, i një vendi ku liria ka më shumë vlerë se gjithçka, ku atdheu vendoset mbi jetën personale, ku të jetosh nën sundim është më keq se sa të mos jetosh fare. Se sa shumë përpjekje janë bërë për të ardhur deri tek liria thuajse janë të panumërta. Duke filluar nga Protestat e Demostratat e viteve ’80-të, për të vazhduar në lëvizjen paqësore të viteve ’90-të, e për të kulmuar tek ajo që i vendosi vulën kryesore dhe që ishte më e merituara për këtë pa asnjë dilemë, ishte USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS. Një ushtri e krijuar nga të rinjë entuziastë të cilët nuk shihnin asnjë penges përpara tyre dhe që ishin plot me vullnet e dëshirë që ta çlironin këtë vend e që do ta arrinin të jetësonin një endërr shekullore të ndjekur brez pas brezi.

Sa herë shoh një ushtarë të UÇK-së thjesht në të shoh një histori, një dhimbje, krenari, guxim e vendosmëri të paparë.Kur shoh varreza të dëshmorëve shoh një epitaf të jashtëzakonshëm, ndjej një dhimbje të madhe kur kujtoj se ata nuk po e gëzojnë atë për të cilën luftuan, por në ato varreza më duhet se shoh historin e një populli, shpesh them ne nuk po mund ta jetësojmë dhe nuk po mund t’i respektojmë sa duhet ata që dhanë gjithçka për ne. Në këtë 22 vjetor të çlirimit nuk duhet harruar të falenderojmë edhe të gjithë ata që u vranë e masakruan vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë, ata ishin edhe pika kryesore pse do të vinte një ndihmë e madhe nga Aleanca më e madhe ushtarake e botës e që është NATO, ku me këtë intervenim të saj në Kosovë do ta mundësonte çlirimin e vendit. Duke mos lejuar që Kosova të bëhej një vatër e Srebrenic të dytë.

Nga të gjithë ata që dhanë shumë disa duhet veçuar, sepse ata janë të veçant dhe janë simbole të të gjithë atyre sakrificave të shumta. Duke filluar nga emblema e rezistencës, simbolin e popullit tonë që nuk dinte të thyhej Adem Demaçin. Për të vazhduar tek udhëheqësi i lëvizjës paqësore të viteve ’90 Presidentin Dr. Ibrahim Rugovën simbolin e një njeriu të urtë e vizonar që dha shumë për lirin e Kosovës. E për të përfunduar me kurorën e luftës për personin që populli ynë vështirë që do ta ketë një të tillë, e ai është komandanti legjendar Adem Jashari. Falemindrit secilit Ushtar e Komandant të UÇK-së . Pa ju ne nuk do të mund të jetonim të lirë e të shpreheshim lirshëm në gjuhën mëm, nuk do të mësonim të lirë e nuk do të mësonim shqip. Shpresojmë që ky përvjetor të jetë i fundit pa komandantët e UÇK që ndodhen padrejtësisht në Hagë. Ju jeni kurora e Kombit tonë!


Autor: Hysen Bojaxhiu
(Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)