Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Dragash organizoi aktivitete të ndryshme për nder të Epopesë së UÇK-së, këto aktivitete filluan ditën e djeshme, ku u vendosën kurora e lule pran shtatorës së Adem Jasharit si dhe në varrezat e deshmorëve në Dragash e në fshatin Buçe, për të vazhduar ditën e sotme me finalët e fubollit të vogël.

Dy finale që dhuruan emocion e të pritura, me shumë gola e befasi, në sallën e sportit të shkollës “Ruzhdi Berisha” u luajt finalja e futbollit me nxënës të kësaj shkolle, një ndeshje interesante e shumë konkuruese.

Ndersa pas eleminimeve që u organizuan ditë më parë nga turneu me institucione në finale u përballen skuadra e veteranëve të KFOpojës kunder asaj të Profesorëve, e këta të fundit arritën të fitonin ndeshjën në fund, pas shumë golave të shënuar nga të dy anët.

©TVOPOJA