
Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë së Arsimit dhe edukatorë kanë përmbyllur me sukses një vizitë të rëndësishme studimore dhe trajnimin profesional të mbajtur në Reggio Emilia, Itali.
Fokusi i këtij programi ishte njohja dhe përvetësimi i “Qasjes Reggio Emilia”, një nga filozofitë dhe metodologjitë më të njohura ndërkombëtarisht për edukimin në fëmijërinë e hershme. Në përfundim të këtij rrugëtimi intensiv e studimor, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata zyrtare që dëshmojnë ndjekjen dhe përfundimin e plotë të programit.
Kjo përvojë e fituar jashtë vendit vlerësohet si një hap i rëndësishëm që do të kontribuojë drejtpërdrejt në ngritjen e kapaciteteve profesionale të stafit edukativ. Zbatimi i këtyre praktikave dhe standardeve bashkëkohore pritet të sjellë një avancim të dukshëm në sistemin e edukimit të fëmijërisë së hershme, duke krijuar një mjedis më stimulues dhe inovativ për zhvillimin e fëmijëve.
©TVOPOJA