Rritja e çmimit të naftës do të mund të ndikojë negativisht edhe tek çmimi i biletave të autobusve.
Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës, njëherit kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se kompanitë e transportit rrugor të udhëtarëve kanë kontribuar shumë për qytetarët e Kosovës, edhe pse ka pasur rritje të çmimit të naftës, por nuk ka pasur rritje të çmimit të biletave.

“Rritja e çmimit të naftës ditët e fundit godet rëndë operatorët e transportit të udhëtarëve. Jemi i vetmi vend në botë që në këtë kohë pandemie nuk kemi pasur mbështetje nga institucionet” tha Kurtishaj në një intervistë për emisionin IMAZH.

Ai ka paralajmruar se rritja e çmimeve të naftës do të bëj që shumë kompani do të mund të falimentojnë, pasi që nuk kanë llogari të operojnë.
“Nëse nuk ka lëvizje të çmimeve të naftës, pra të ulen çmimet e naftës, janë dy rrugë, rritje të çmimeve të biletave ose sektori do të mund të falimentojmë”, tha ai.

Kurtishaj bëri me dije se rritja e çmimit të biletës do të mund të ndryshohet nga secili operatorë i transportit rrugor. “E pashmangshme do të jetë rritja e çmimit të biletave të autobusve”, tha ai.