Lëvizja Vetëvendosje në Sharr do të kandidojë në zgjedhjet lokale, të cilat pritet të mbahen më 17 tetor 2021 në komunën e Dragashit, me plot 21 kandidatë për kuvendin komunal.

Pjesë e listës së kandidatëve është edhe Pajtim Bojaxhiu nga Fshati Plavë në Komunën e Dragashit.
Si një nga aktivistët më të zëshëm në Vetëvendosje në kohën e fundit, e i ballafaquar me probleme të ndryshme në komunitetin tonë, ai premton se do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve të Dragashit.

Ai premtoi se do të paraqesë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve të Komunës së Dragashit në seancat e kuvendit komunal dhe do të kërkojë që të merren vendime në favor të qytetarëve.
Pajtimi në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe listës “Guxo” zë vendin e 13 -të.

“Ky artikull është sponsorizuar nga subjekti politik për zgjedhjet lokale në Dragash”