Nëntë nxënës nga komuna e Dragashit morën pjesë në Olimpiadën e 12-të Matematike të Kosovës dhe Garat e Fizikanëve të Rinj. Më të suksesshmit do t’i nënshtrohet Testit Përzgjedhës përmes të cilit përzgjedhet ekipi i Kosovës që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e 60-të Matematike Ndërkombëtare – IMO 2020, e cila do të mbahet në St. Petersburg, në Rusi, prej datës 08. 07. 2020 deri më datën 18. 07. 2020, ku Kosova merr pjesë për herë të dhjetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Vajzat me të suksesshme në këtë olimpiadë do t’i nënshtrohet Testit Përzgjedhës përmes të cilit përzgjedhet ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës, për herë të parë, në Garat Evropiane të Matematikës për Vajza (angl. European Girls Mathematical Competition – EGMO), e cila do të mbahet në qytetin Egmond aan Zee, në Holandë, prej datës 15.04.2020 deri më datën 21.04.2020.

Po ashtu, më të suksesshmit nga klasa e IX do të përzgjedhen për të marrë pjesë në Olimpiadën e 1-rë Matematike mes Kosovës dhe Shqipërisë, për klasat VII-IX, e cila do të mbahet në qytetin e Vushtrrisë, në Kosovë, prej datës 15.02.2020 deri më datën 17.02.2020.

Planifikohet që dy ekipe me nxënës të përzgjedhur nga Garat e XXI-ta Republikane të Fizikanëve të Rinj ta përfaqsojnë shtetin e Kosovës përsëri në këto dy Olimpiada me renome ndërkombtare, IPhO2020 dhe në EUPhO2020, që do të mbahen në Lituani dhe Rumani.