Dega e LDK-së në Dragash në një postim të publikuar në Facebook ka ftuar qytetarët e komunës së Dragashit që të festojnë së bashku në ora 14:00 në Dragash.

Ky është njoftimi i tyre në Facebook

Të dashur qytetarë,

Mërgata jonë edhe një herë e ka konfirmuar mbështetjen për Dr. Bexhet Xheladinin dhe LDK-në në Dragash. Duke i falënderuar përzemërsisht për kohën, durimin dhe kulturën e lartë qytetare, ne ju bëjmë thirrje që sonte të përmbahemi nga organizimet për të festuar fitoren tonë të përbashkët, për shkak të motit të ligë dhe situatës me pandeminë. Nesër pasdite, rreth orës 14:00 do të mblidhemi bashkë në Dragash.

Ju faleminderit për mirëkuptim!
Sinqerisht,
LDK – Dragash