
Me ftesë dhe në organizimin e Ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk, kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të Rajonit të Prizrenit dhe Qendrës për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Rajonin e Prizrenit.
Ky memorandum synon sigurimin e mbështetjes së qëndrueshme financiare për funksionimin e rregullt të qendrës, me qëllim ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve të strehimit dhe mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët e tyre.
Kryetari Xheladini e cilësoi këtë nismë si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave institucionalë për mbrojtjen dhe përkrahjen e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë sonë.
©TVOPOJA