Asambleistet e Kuvendit komunal të Dragashit me datë 13 dhjetor 2021 janë betuar për mandatin e tyre 4 vjeçar si këshilltar në asamblen komunale raporton televizioni Opoja.

Por deri me tani ka kaluar më shumë se një javë nga betimi i tyre e që në faqen zyrtare të komunës së Dragashit nuk janë publikuar.

Në faqen e komunës së Dragashit sot me datë 22 dhjetor 2021 janë ende asambleistet të legjislacionit të kaluar.

Përpos kësaj ne si redaksi kemi hasur herë pas here në vështirësi për të siguruar ndonjë vendim apo njoftimi të komunës së Dragashit pasi që ueb sajti i kësaj të fundit shpesh është jashtë funksionit.