Gjatë ditës së sotme në komunën e Dragashit ka qëndruar një delegacion nga Institucioni më i lartë shtetëror si dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, të cilët kishin përzgjedhur këtë komunë për të kremtuar ditën botërore të gruas Rurale.

Në përbërje të ketij delegacioni ishte e pranishme kryetarja e Parlamentit të Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani e shoqëruar nga nënkryetarja Arbërie Nagavci, koordinatoreja e OKB-së për Zhvillim znj.Ulirka Richardson, dhe znj. Vlora Nushi, drejtoreshë e UN Women në Kosovë.

Ky delegacion u mirëprit nga kryetari Shabani si dhe perfaqësues komunal poashtu edhe nga koordinatorja për barazi gjinore në komunën e Dragashit, znj. Lindita Piraj. E cila organizoi edhe takim të këtij delegacioni me grupin e grave afariste nga komuna jonë, takim ky në të cilin u prezentua puna, arritjet si dhe sfidat e grave në këtë komunë.

Znj. Osmani tha se zgjodhi ta vizitoi komunën e Dragashit pikerisht këtë ditë ngase, në të gjith Kosovën por edhe jasht saj, grat e komunës së Dragashit njihen për duart e arta, ndersa znj. Nagavci lavderon punën e madhe të grave dhe vajzave të komuës sonë që gjithmone kan punuar për të mirëmbajtur familjet e tyre.

Punën e grave të Dragashit e lavderoi edhe Kryetari i komunës z. Shabani i cili njëherit inkurajoi ato të vazhdojn me tutje, ngase komuna e Dragashit njihet me produkte dhe tradita që mungojn jo vetëm në Kosovë por edhe në Ballkan, njëherit ai premtoin edhe mbështetje institucionale për to.

©TVOPOJA