Kandidatë për asamble e anëtarë kryesie të qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Sharr, bashkë me kryetaren në ardhje, Kaltrina Salihun, kanë mbajtur takimin e parë të përbashkët mobilizues.

Nuk ka dyshim që ky tetor i pazakontë në Sharr, do të sjell rezultate të jashtëzakonshme. Do të sjellë ndryshimin e shumëpritur e të vonuar, ndryshim që i duhet fëmijëve, rinisë, të moshuarve, grave e vajzave, djemve e burrave, të gjithëve e secilit.

Përgjatë kësaj fushate qëllimi i secilit nga ne do të jetë prezantimi i vizionit tonë për tranformimin gjithdimensional që i duhet Sharrit. Do fokusohemi e do të prezantojmë atë se çfarë ne mundemi, duam dhe do të bëjmë për ta përmirësuar jetën e qytetarëve.

Për keqqeverisjet e kaluara dhe pushtetin në ikje flet mospuna e tyre. E, ndëshkimi qytetar për këtë gjë do të jetë masiv.

Që t’ia kthejmë Sharrit dinjitetin, bashkë me ju qytetarë, do ta fitojmë betejën e do ta fillojmë epokën e re, atë të mirëqeverisjes.