Vrasja e një qeni ishte aryja e arrestimit të një personi në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi që i njëjti ka vrarë qenin e një personi, për arsyje të panjohura.Rasti sipas policisë ka ndodhur me 31 mars, rreth orës 15:30, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë gjatë ditës së djeshme.

Sipas detajeve të policisë i dyshuari kishte vrarë qenin me një kallashnikovë.Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.