Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Dragashit, Shaban Shabani, për dy projekte të kësaj komune.

Me anë të këtij memorandumi, Dragashi ka përfituar realizimin e dy projekteve në vlerë prej më shumë se 700 mijë eurosh.

Këto projekte do të mbështeten nga Ministria e Infrastrukturës janë ai i ndërtimit të rrugës Brezne-Trokan-Brut, ku faza e parë do të kapë vlerën prej 447,528 eurosh, kurse faza e dytë do të ketë një kosto prej 200 mijë eurosh, ndërsa projekti i dytë do të jetë ai i rehabilitimit të rrugës Xërxe-Pkllajnik, po në Dragash dhe kap vlerën prej 100 mijë eurosh, transmeton Klan Kosova.