Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash do të kandidojë në këto zgjedhje lokale me plot 24 kandidatë për kuvendin komunal.

Resul Fetahu nga fshati Kuk është gjithashtu në listën e kandidatëve të degës së LDK -së në Dragash.

Resuli në ketë garë zgjedhore do të mbajë numrin 14 në listën e LDK-së për Asamblen komunale të Dragashit.

Vlen të përmendet se Resul Fetahu, si inxhinier komunikacioni, premton të bëjë çmos për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në komunën tonë.

Njëkohësisht ai thotë se do të bëjë gjithçka të mundshme për të siguruar që projektet e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit të jenë ndër të parët që do të zbatohen.

Ndër të tjera, Resuli premton të jetë pranë çdo qytetari të komunës së Dragashit dhe të kujdeset personalisht për shqetësimet e tyre.

“Ky artikull është sponsorizuar nga subjekti politik për zgjedhjet lokale në Dragash”