Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë ditës së sotme ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK ku është mirëpritur nga Dr. Ilir Kurtishi.
Zemaj në nje postim të publikuar në rrjetin social Facebook thotë se përkushtim ynë është të sigurojmë paisje moderne për trajtimin gjithëpërfshirës të të gjithë pacientëve me sëmundje të rënda.

Ky është postimi i Ministrit Armend Zemaj në Facebook
Vizitova, Klinikën e Onkologjisë në QKUK, për të parë nga afër zgjerimin e kapaciteteve (bunkeri për vendosjen e akceleratorëve linear) për trajtimin e të prekurve nga sëmundjet malinje.
Përkushtimi ynë është sigurimi i pajisjeve moderne për trajtim sa më gjithëpërfshirës të pacientëve me këto sëmundje të rënda, nga profesionistët tanë shëndetësorë.
Lufta kundër sëmundjeve malinje është angazhim për t’i parandaluar ato, për të përmirësuar trajtimin, zgjatjen e kualitetit të jetës dhe shpëtimin e jetëve, përmes zbulimit të hershëm dhe trajtimit të avancuar mjekësor.