Zyrtar i Nisma Socialdemokrate Mevludin Krasniqi, ka thënë se thirrjeve të fundit kërcënuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciq,  më së miri duhet t’i përgjigjemi duke i denoncuar krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë.

“Thirrjeve të fundit kërcënuese të Vuçiqit më së miri duhet t’i përgjigjemi duke i denoncuar krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për qindra masakra, dhunime e dëbime masive që i kanë bërë ata – shteti serb, ndaj qytetarëve të vendit tonë!. Edhe GJENOCIDI ka emër. Republika e Serbisë”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.

Ai po ashtu, ka shpërndarë disa foto të gjenocidit serb ndaj popullatës shqiptare.