Sot, në vazhdën e bashkëpunimit në mes të dy shkollave të binjakëzuara, SHFMU “Fetah Sylejmani” Dragash dhe SHMB “Qazim Shehu” Shtiqën-Kukës, Drejtori i SHFMU “Fetah Sylejmani” z.Flurim Qengaj si dhe mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle patën kënaqësin që të mirëpresim disa nga mësimdhënësit e SHMB “Qazim Shehu” të udhëhequr nga Drejtoresha znj. Lindita Kastrati Mucmata.

Me ç’rast mësuesit vizitor patën mundësin që të ndjekin për së afërmi orë mësimore model sipas lëndëve dhe profileve përkatëse, duke filluar nga klasët e ulëta e deri tek klasët e nënta.

Pas përfundimit të proçesit mësimor së bashku, mësuesit nga të dy shkollat bënë një analizë të përbashkët rreth orëve të vëzhguara, dhe më këtë rast u diskutua rreth metodave të përdorura gjatë orëve si dhe u shkëmbyen mendime dhe përvoja të ndërsjella. Te dy palët u ndanë shumë të kënaqura duke shpresuar për vazhdimin dhe përforcimin e bashkëpunimit edhe në të ardhëm. Në fund te dy drejtorët u zotuan për një bashkëpunim të më tutjeshëm duke ju dëshiruar suksese të ndërsjella te dy shkollave!