Në ditët e fundit ka pasur raportime në media për acarimin e raporteve ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Dragash dhe Lëvizjes Vetëvendosje Qendra në Sharr.

Por televizioni Opoja ka kontaktuar sot në mëngjes kryetarin e degës së LDK-së në Dragash zoterin Qamil Kolloni për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar politike.

Kryetari i degës së LDK-së theksoi se koalicioni i arritur me partnerin bashkëqeverisës Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Sharr do të vazhdojë dhe ne me datë 13 Janar do të bëjmë zgjedhjen e nënkryetarit të dytë nga radhët e komuniteteve.

Zotëri Kolloni theksoi se mbas ditës së zgjedhjes së nënkryetarit të dytë nga radhët e komuniteteve Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash do të bëjë një marrëveshje gjeneral me pesë subjekte politike.

Marrëveshja përfundimtare pritet të bëhet ndermjet: Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes VETËVENDOSJE Qendra në Sharr, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Sharr, JGP-së si dhe partia VAKAT theksoi kryetari i LDK-së Qamil Kolloni për redaksinë tonë.

Me ketë bashkëpunim ndermjet subjekteve politike ai thotë se do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për të qeverisur me komunën e Dragashit për katër vitet e ardhshme.