Muaji qershor në qytetet e Kosovës simbolizon ditën e çlirimit nga okupatori serb gjatë luftës, raporton TVOpoja.

Është bërë tradit që Komuna e Dragashit si ditë zyrtare të çlirimet e feston me datën 15 qershor.

Komuna e Dragashit, përkatësisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, edhe këtë vit ka vazhduar me organizimin e disa aktivitetev për nder të ditës së çlirimit.

Agjenda e aktiviteteve që do të mbahen ditën e mërkurë me 15 qershor janë:

  1. Akademi Solemne – (Salla e Kuvendit Komunal) – ora 11:00,
  2. Vizitë Lapidarit të Komandantit Legjendar Adem Jashari – ora 11:15,
  3. Vizitë tek varrezat e Deshmorëve në Dragash dhe Buqe – ora 11:30,
  4. Program Artistik – ( “SHKA Bresana” & këngëtar të mirënjohur) – ora 12:00,
  5. Vrapimi i Kuajve – (Mejdan) – ora 16:00.

Vendimi është marrë nga drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Liridona Misinaj -Piraj./opoja.tv