Mergim Mestani kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare ka bërë një reagim të ashpër në rrjetin social facebook ndaj Listës Serbe dhe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai thotë se themeluesi i kësaj liste të ashtuquajtur “Lista Serbe” është vetë Presidenti i Kosovës zotëri Hashim Thaçi me ish partinë e tij përcjellë Televizioni Opoja.
Mestani në postimin e tij theksoi se vetë kjo listë e krijuar nga Presidenti është Kërcenuesi më i madhë i vetë Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Për më tepër redaksia e Televizionit Opoja ju sjell postimin e plotë te Mërgim Mestanit.

Kercenimi me i madh i institucioneve te Kosoves eshte “Lista Serbe”, e themeluar nga Hashim Thaqi dhe PDK!

Kjo parti politike dhe lideri i pavetedijshem i saj nuk u ngopen me kaq, ata themeluan edhe nje gjykate me seli jashte Kosoves, duke e pagezuar me emrin “Gjykata Speciale”, ne te cilen do te gjykohen e ndoshta edhe “denohen” ish-ushtaret e UÇK-se. Punen qe eshte dashte me kry vete e kane deleguar jashte vendit!😮

Keto dy veprime te liga nga te pavetedijshmit e Kosoves mund te konsiderohen sulme ndaj institucioneve te Kosoves dhe luftes çlirimtare te saj.

Dy iniciativave te demshme, tashme te konkretizuara nga ta (pra PDK dhe Hashim Thaqi) sherrin po ua shohim e do ua shohim te gjithe!

Nese do te ishin treguar me te vetedijshem e bashkepunues me te tjeret, sot ne do te kishim rrugetim krejt tjeter.