Melos Tershnjaku është emër i njohur i muzikës live, nga ata zëra që të bindin me të parën.

Sapo nxjerr zë, të duket sikur e ke dëgjuar gjithë jetën. Ai, është zëri briliant i muzikës live, shkruan “Kosovarja”.

Melosi, është admirues dhe kultivues i melosit shqiptar, këngëve të mirëfillta, por jo që nuk ja thotë edhe muzikës turbo folk, e besa edhe asaj tallava. Ai, njihet si këngëtari që e ndez në maksimum atmosferen.

E ka nisur muzikën si 13 vjeçar, ka kryer shkollën e ulët, atë të mesme dhe akademinë e muzikës dhe sot këndon në vende të ndryshme në Kosovë dhe gjithandej në Evropë.

Siç kuptojmë, këngëtari i talentuar së shpejti do të vijë me një projekt muzikor dhe gjithashtu me një album live pasuruar me këngë të pa harruara, këngë shpirti.

Po e presim!/Kosovarja/