Njoftohën fermerët, shoqatat, prodhuesit dhe përpunuesit e produkteve bujqësore se
Organizata qeveritare e Turqisë “TIKA” ka hapur thirrje për aplikim:

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese të shoqatave, kooperativave dhe ndërmarrjeve sociale që veprojnë në Kosovë, së shpejti fillon implementimi i Projektit Mbështetja në Investimet e Zhvillimit Rural.

Datat e aplikimit : 17-21 Prill 2019
Aplikimet do të bëhen në formën elektronike dhe për linkun e aplikacionit do të njoftoheni përmes faqes tonë në Facebook.

FUSHAT SEKTORIALE
1- Përpunimi i ushqimit
* Prodhimi dhe përpunimi i perimeve
* Përpunimi i produkteve të qumështit
* Përpunimi dhe deponimi i pemëve të imëta
2-Përpunimi dhe deponimi i bimëve aromatike dhe medicinale mjekësore.

KOMUNAT PËRKATËSE
Komuna e Gjilanit , Komuna e Rahovecit , Komuna e Kamenicës, Komuna Malishevë , Komuna Suharekë , Komuna e Drenasit , Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare , Komuna e Dragashit

Detajet e hollësishme lidhur me aplikimet mund të gjeni duke klikuar në linkun në vijim;

https://drive.google.com/file/d/142wecm6JLAiX7smisKVe5zl4W2j7zOS2/view?usp=sharing

©TVOPOJA