Mbahen mbledhjet e komiteteve në Dragash: Deklarata “Jo në emrin tim” dërgohen për miratim në Kuvend

Aktuale1 hour ago74 shikime

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) si dhe Komiteti për Komunitete (KK) zhvilluan mbledhjet e shtata të rregullta për vitin 2026, ndërsa Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) mbajti takimin e tij të katërt.

Gjatë mbledhjeve të KPF-së dhe KK-së, anëtarët shqyrtuan materialet për seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal. Përveç pikave standarde të rendit të ditës, me shumicë votash u rekomandua që në seancën e radhës të shtohen për shqyrtim edhe dy pika të rëndësishme: miratimi i Raportit të Performancës Komunale për vitin 2024 dhe miratimi i Deklaratës “Jo në emrin tim”. Këto pika do të marrin epilog në Mbledhjen e shtatë të rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila është caktuar të mbahet të mërkurën, më 23 shtator 2026, duke filluar nga ora 10:00.

Ndërkohë, nën kryesimin e Kryetarit të Komunës, z. Bexhet Xheladini, KKSB ka bërë vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në territorin e Dragashit. Në këtë takim u diskutuan çështjet e përgjithshme politike e të sigurisë, masat ndaj shkelësve të ligjit në komunikacion, si dhe zbatimi i Planit për Siguri në Shkolla. Bazuar në raportimet e anëtarëve dhe institucioneve gjegjëse, gjendja e sigurisë në mbarë komunën, përfshirë edhe institucionet arsimore, u vlerësua plotësisht e qetë dhe stabile.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësuesit e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Ata shprehën gatishmërinë e tyre të plotë për bashkëpunim dhe ofruan mbështetje për kërkesat që mund të vijnë nga KKSB-ja e Dragashit. Nga ana e tij, Kryetari Xheladini i falënderoi zyrtarët e FSK-së për interesimin dhe pjesëmarrjen e tyre të vazhdueshme në strukturat e sigurisë lokale.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...