Në Mamushë u bë promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare për të rinjtë e regjionit të Prizrenit

Lajme nga OpojaAktualeKosova6 vite më parë17 shikime

Sot, Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Dragash, në bashkëpunim me OJQ “AVOKO”, dhe të rinjtë e Komunës sonë, ishin pjesë e projektit të bashkëpunimit ndërkomunal mes të rinjëve të komunave të regjionit të Prizrenit.

U organizua një vizitë njëditore në Prizren për promovimin e Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare për të rinjtë nga të gjitha komunitetet. Ky projekt ka për qëllim të rrisë njohuritë e rinisë rreth traditave të ndryshme të komuniteteve që jetojnë në rajonin e Prizrenit dhe të përmirësojnë dialogun dhe mirëkuptimin ndërfetar.

Ky projekt ishte i dyti në rradhët e organizimeve nga bashkëpunimi ndërkomunal i cili si urë lidhëse ka OSBE-në, ku priten që organizime të tilla të organizohen dhe nga Komunat tjera të regjionit të Prizrenit.

Lirim Hajredini
Drejtor për Kulturë Rini dhe Sport

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
shiriti anësor Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...