Komuna e Dragashit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Organizata Shëndetësore kan filluar të bëjnë dezinfektimin e hapësirave publike, institucionet shkollore, objektet komunal dhe shum objekte dhe vende të tjera ku frekuentojnë njerzit më së shumti njofton televizioni Opoja.

Në përkrahje të këtyre të fundit është angazhuar edhe Kryetari i komunës zotëri Shaban Shabani duke ju bashkangjitur këtij aksioni vullnetar edhe drejtori i arsimit dhe ata të institucioneve shkollore të komunës sonë.

Kryetari Shabani thotë se jemi në një gjëndje kritike dhe duhet të bëhemi bashkë që të gjithë të kalojmë edhe këtë sfidë që ka kapluar tërë Globin.

Ai apelon tek qytetarët që të mos bëjnë Panik dhe të qëndrojnë nëpër shtëpi të tyre veq se në ato raste emergjente të bëjnë ndonjë lëvizje.
Duke reduktuar takimet të shumta e pamundësojnë që Virusin të bejë përhapjen e tij.