Gjykata Supreme para pak kohe ka marrë vendim që të gjitha votat e ardhura nga diapsora të shkojnë në rivotim për komunën e Dragashit, ku kanë pranuar si të bazuar ankesën e LDK-së.

Lidhur me ketë ka pasur edhe një reagim nga dega e LDK-së në Dragash,  përmes rrjetit sociale Facebook, raporton televizioni Opoja.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se Gjykata Supreme ka marrë vendim që disapora e Dragashit të shkojë në rivotim. Për detaje të tjera do të ju njoftojmë në vazhdimësi.

Me respekt,

LDK – Dragash