Që një kohë të gjatë banorët e fshatit Blaç në komunën e Dragashit janë duke u përballur me mungesë të madhe për furnizim me ujë të pijshëm.

Por si duket tani më brenga për këtë do të ju largohet, falë një tenderi të cilin e ka shpallur komuna e Dragashit, tender ky të cilin e fitoi kompania “Brruti ING”.
Kompania në fjalë është përfituese e tenderit për vazhdimin e punimeve për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Blaç nga komuna e Dragashit, redaksia e televizionit Opoja ka arritur të sigurojë njoftimin mbi dhënien e kontratës për autoritetin kontraktues, në bazë të kësaj kontrate ky tender kap vlerën prej 42.145,50 euro.
Dhënia e kontratës është bër me vendim të Kuvendit Komunal në Dragash dhe ka hyrë në fuqi me datë 23 Mars 2020 .
Për këtë tender në vazhdimin e rregullimit te rrjetit të ujësjellësit në fshatin Blaç kishin konkuruar 6 operatorë ekonomik e ku sipas kuvendit komunal është përzgjedhur operatori me çmimin më të ulët në treg.
© Televizioni Opoja 07 Prill 2020 ©