I gjithë vendi në kohët e fundit është duke u përballë me mungesë të energjisë elektrike.
Për ketë kuvendi komunal ka marrë vendim që të bëjë blerjen e 9 gjeneratorëve për shkollat ​​në Dragash.

Duke pasur parasysh situatën aktuale me furnizimin me energji elektrike, shumica e objekteve shkollore nuk kanë mundur të zhvillojnë mësimet në mungesë të energjisë elektrike.

Për këtë investim në blerjen e 9 gjeneratorëve, buxhetit të komunës do të i kushtojë rreth 7.589 euro, raporton televizioni Opoja.

Në njoftimin e publikuar nga Zyra e Prokurimit Publik të Komunës së Dragashit thuhej se për këtë tender ishin shtatë ofertues, por Kuvendi i Komunës zgjodhi ofertuesin më të lirë në treg.

KETU është dokumenti që redaksia e Televizionit Opojës ka siguruar për dhënien e kontratës për furnizimin e nëntë gjeneratorëve.