
Komiteti për Politikë dhe Financa si dhe Komiteti për Komunitete zhvilluan sot mbledhjet e tyre të katërta të rregullta për vitin 2026.
Rendi i ditës përfshiu:
1. Shqyrtimin e materialit të Kuvendit për seancën e katërt të rregullt;
2. Eventuale.
Pas shqyrtimit të materialit nga komitetet përkatëse, të gjitha pikat e rendit të ditës u rekomanduan për diskutim në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Dragashit, e cila do të mbahet të mërkurën, më 29 prill 2026, duke filluar nga ora 10:00.
Ky proces dëshmon përkushtimin e institucioneve komunale për të siguruar një funksionim të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës të punës së Kuvendit, në shërbim të qytetarëve.
©TVOPOJA