Çifti i njohur i Estradës Kumrija Mustafa dhe Besim Krasniqi nuk kanë të ndalur në projektet e tyre muzikore.
Ende pa kaluar një periudhë të gjatë nga ku sollen projektin e tyre të titulluar “Pritem oj nanë pritem” ata kan vendos të lansojn edhe nje projekt të ri me titull “Jam Sheqer”.

Ky projekt është realizuar me tekst dhe melodi nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimi është bërë te Miti Geci. Xhirimet videoklipit janë realizuar nga “Urban Grafik”, ndërsa është publikuar në Youtube nga ‘Baresha’, raporton televizioni Opoja.

Kujtojmë se Kumrija dhe Besimi në gjashtë mujorin e ketij viti kanë publikuar edhe këngët “Ndali nuse ata lotë” dhe “Pritem oj nanë, pritem”, të cilat janë mirëpritur mjaft mirë nga publiku, gjë të cilën e dëshmojnë edhe numri i madh i klikimeve që kanë marrë në Youtube.