Investime në infrastrukturën e disa fshatrave të Dragashit

Infrastrukturë1 minute ago3 shikime

Mbikëqyrësit e Komunës së Dragashit kanë zhvilluar vizita në terren për të përcjellë ecurinë e projekteve infrastrukturore që po realizohen në fshatrat Buqe, Baqkë, Brod, Radeshë dhe Blaç. Sipas njoftimit, këto vizita kanë për qëllim monitorimin e punimeve dhe zbatimin e tyre sipas standardeve dhe dinamikës së paraparë.

Ndërkohë, janë bërë të ditura edhe detajet e disa projekteve të tjera që po zhvillohen në lokalitete të ndryshme të komunës. Në fshatin Baqkë është duke u realizuar një projekt në vlerë prej 55,000 eurosh për ndërtimin e mureve mbrojtëse dhe një parkingu. Në Brod po ndërtohet muri mbrojtës prapa shkollës së fshatit, një investim prej 12,000 eurosh, ndërsa së shpejti pritet të nisë edhe rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në këtë fshat, me vlerë 28,500 euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga institucionet komunale, rreth 40% e investimeve kapitale janë të orientuara në lokalitetet ku jetojnë komunitetet joshumicë. Komuna ka njoftuar se do të vazhdojë me informimin e publikut për projektet e tjera që janë në proces realizimi.

©TVOPOJA

Po ngarkohet lajmi tjetër...
Follow
Kërko Në trend!
Trendi...
Loading

Signing-in 3 seconds...

Signing-up 3 seconds...