Udhëzues për biznese nga inspektorati:

1. Të merren masa higjienikie, të dezinfektohet vendi punës, punonjësit të pajisen me pajisje personale mbrojtëse (sipas udhëzimeve të ministrisë së shëndetësisë),
* Të sigurohet që secilin moment brenda lokalit të ketë maksimalisht aq njerëz sa të mbahet distanca minimale prej 1 metër në mes njerëzve.

2. Kafiteritë, baret, restaurantet e në komunën tonë edhe lojërat zbavitëse, internet caffet pasi që nuk plotësojnë kushtet sipas pikës 1( mundësi të mbajtjes së distancës) janë të ndaluara të punojnë.

3. Operatorët ekonomik me ofertë mikse – shitje dhe shërbim si:
furre buke: shet dhe shërben brenda lokalit;
Qebaptore: shet dhe shërben;
Pasticeri: shet dhe shërben;
Gjelltore: shet dhe shërben;
Butiqet, Frizer etj, vazhdojnë të punojnë, gjithsesi sipas pikës 1 ( mbajtjen e distancës).
Prodhuesit vazhdojnë prodhimin, por të marrin masa të organizimit në punë.

* Ndalohet qëndrimi i personave të tjerë në lokale/objekte afariste, përveç shitësit dhe blerësve. Personat përgjegjës të operatorit ekonomik obligohen që brenda objektit afarist të sigurojnë që distanca në mes personave prezent në lokal të jetë së paku 1 metër, personat tjerë duhet të lihen jashtë dhe të presin në radhë.