Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Anton Quni dhe Besian Mustafa janë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që do të marrin pozita ministrore.

Me emërimin e tyre nesër, nga Kuvendi i Kosovës, në LDK lirohen pesë ulëse për deputetë që janë në listë.

Sipas numrit të votave në LDK, deputetë do të bëhen këta persona:

Hatim Baxhaku
Fidan Rekaliu
Xhavit Ukaj
Shkumbin Gashi
Besa Gaxheri.

Agim Veliu ndërkaq do ta lirojë postin e Kryetarit të Podujevës që do të nënkuptojë zgjedhje pas 45 ditëve atje. /Reporteri