Tridhjetë ditë përkushtim, tridhjetë ditë agjërim, myslimanët në mbarë botën janë duke u pregaditë për festën e tyre të madhe atë të Fiter Bajramit.

Sipas Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dita e parë e Fitër Bajramit do të jetë me datë 24 Maj 2020 .

Ky përkushtim plotë tridhjetë ditë ndaj Allahut tek shumica e të rinjeve në treven e Opojës ka ndikuar pozitivisht.
Ata me një vetë iniciativë kanë bërë në mënyrë vullnetare pastrimin e varrezave e që e cila vepër është për të u lavdëruar.

Ata sot me sukses filluan aksioni për pastrimin e varrezave në fshatin Bresanë , njeri nder inciatoret Rijad Haliti në emër të të rinjve theksonë se do vazhdojmë edhe me aksione të ndryshme dhe falenderon të gjithe pjesmarsit në këtë aktivitet .

Ndër të tjerash organizatori Haliti për televizionin Opoja thotë se kjo iniciativë duhet të merret si shembull nga ta dhe të behet si tradicionale

Ai shfrytëzon rastin që në emer të rinisë së lagjes “Luftëtarët e Lirisë”, të uroj Festën e Fitër Bajramit!