HEROINËN E KOMBIT URAGANIN E LUFTËS KUNDREJTË ARMIKUT -FETIJE KELMENDI (1926-1946)

Fetije Kelmendi e lindur dhe e rritur në Fshatin Ribar i Vogël , në komunën e Lipjanit.Ishte vajza e prindërve Qazim Kelmendi dhe Gjyzide Kelmendi.
Fetija kishte një fëmijëri të përvuajtur meqë në moshë fare të re mbetet pa nënë, kësisoj pas martesës së babait, ajo u rrit nën përkujdesjen e plotë të gruas së dytë babait të saj Zepa të cilën e cmonte dhe e respekonte megjithatē kjo nuk do i plotēsonte zbrastēsirēn e nēnēs pēr tē cilēn ajo kishte vuajtur aq shumē!

Fetija që rritur nën trysninë e okupimit dhe nën vuajtjet që po përjetonte populli Shqiptar atëbotë, kishte dëgjuar për të bëmat e pushtuesit dhe kishte përjetuar rënd gjithë padrejtësitë që i bëheshin popullit Shqiptar.
Shkollimin fillor e kishte vijuar në Rufc atëbotë, kur as nuk flitej për vijueshmërinë e vajzave në shkollë, marrë parasysh ndikimin e rrymave anti kombëtare dhe rreziqet që kanoseshin për vajzat Shqiptare nën okupimin dhe padrejtësitë që u bëheshin pa rreshtur Shqiptarëve nē Kosovē. Kohëra këto shumē tē rēnda pēr tē gjitha familjet nē Kosovē, kohēra kur edhe një fjalë e vetme e gabuar do kishtë kosto jetike.
Fetija përshkruhet të ketë pasur një bukuri tipike Shqiptare dhe njē energji të jashtēzakonshme por mendjen dhe shpirtin e kishte orientuar gjetiu.

Heroina e Kosovēs, ishte fisnike dhe punëtore ishte krah për familjen, teksa rritej dhe me të po rritej edhe atdhedashuria.
Karakterizohej me një karakter të fortë dhe qëndrueshmëri karshi sfidave por edhe me forcën e guximin për të vepruar dhe për ti dalë në ndihme familjes.
Dallohej nga vajzat e tjera të fshatit, ajo ishte ndryshe, tiparet e saj nuk gjendeshin tek moshataret e saj dhe as tek vajzat dhe gratë e tjera në fshat.

Atëbotë nën trysnin e madhe të thundrës së armikut, Shqiptarët jetonin jetë të rëndë dhe sa vinte e rëndohej jeta në të gjitha sferat. Thundrrat e pushtuesit tashmë kishin nglufatur një popull të tërë.
Kësisoj filuan organizimet dhe celulat e para të NDSH-sē, në rrethana po thuajse të pa shpresa, marrë parasysh shërbimin e OZN-sē që depërtonte gjithmonë, gjithandej dhe që po aq sa merrej me informata, po ashtu rekrutonte bashkëpuntorë në secilin Rajon të Kosovës.
Megithatē kjo nuk po ndalonte Shqiptarēt qē tē vepronin drejtē Idealit tē njē Bashkimi Kombētarē Shqiptarē.
Në të po rritej një ndjesi tjetër, teksa po rritej gjithnjë e më shumë kishte në mendje dhe shpirtë Atdhedashrinë e cila nuk i shkëputej nga shpirti luftarak dhe nga vendoshmëria e një Heroine.

Qe fejuar nē moshēn 18 vjeqare dhe qē martuar me bashkēshortin Ismail Dragusha, shquar pēr nga atdhedashuria. Mē gjithē rininē, dashurinē pra edhe martesēn, Fetije Kelmendi nuk kishte ndryshuar qēndimet e saj kur bēhej fjalē pēr atdhedashurinē. Do mund tē shijonte martesēn pa u implikuar nē qarqe tē tjera por jo, ajo kishte lindur pēr tē qenē Heroinē, asgjē nuk do ta tērhiqte vēmendjēn e saj nga Atdheu dhe Ideali i Bashkimit tē Trojeve Shqipētare.

#Organizimet e para dhe Lufta për Bashkim Kombëtarë:

Në moshën 20 vjeqare Fetije Kelmendi i bashkangjitet NDSH sē bashku me bashkēshortin e saj Ismail Dragusha, ndër celulat e para të organizimeve të Nacionaistëvë me synimin dhe idealin e vetēm, tashmē tē ditur Bashkimin Kombëtar.

Fetije Kelmendi qē implikuar qē nē aktivitetet e para qē po organizoheshin nga NDSH, kēsisoj ēshtē specifkuar tē ketē qenē pjesēmarrēse nē datēn e nēnvizuar tē 25 Korrikut-1946, datē kjo kur nē Blinajē –tē Lypjanit, ēshtē shpallur programi Atdhetarē Demokratik i Organizatēs Nacional Demokrtatike Shqiptare derisa qēllimi i programit ishte pra Bashkimi Kombētarē dhe organizimi i aktiviteteve qē do ndērmerreshin pēr tē arritur idealin madhorē.

#Përmendet po thuajse në të gjitha në ngjarjet organizative dhe në frontet luftarke.

Tē dhēnat flasin se,nē Gusht tē vitit 1046 u mblodhēn njesitet e atdhetarēvē nga treva tē ndryshme tē Kosovēs, atdhetarē tē njohur si nacional demokrat, dhe u zhvillua njē luftē e madhe me forcat ushtarake jugosllave, nē këtë luftë, morrën pjesë nacionaldemokratët shqiptarë të njohur si Gjon Serreçi, Ajet Gërguri, Azem Jashanica (Bellaqevci) Ibrahim Lutfiu, Osman Bujaku, Kadri Beba, Islam Domaneku, Hilmi Zariqi, mjeku Hamit Ahmeti – Boshnjaku, Sadri Duhla, Salih Rexha, Rexhep Salihu, Hysen Lutani, Qerim Gashi, Ismail Dragusha, Shemsi Mramori, Qerim Banulla, Osman Gagica, Izet Murat Gjoshi, Bajrush Zuka, Mustafë Kadriu, Zeqir Latif Dellovci, Nijazi Alishani, Ali Riza e tē tjerē dhe po nē kēto radhē ishte edhe Heroina e Kombit Fetije Kelmendi.

Ēshtē pērshkruar si luftē e madhe nga autorē tē librave tē historisē, janē pērshkruar kēto luftēra tē njē formacioni tērēsisht frontal dhe me pasoja nē njerēz, meqe kishte edhe dēshmorē qē ranē nē kētē luftē.
Pērkundēr luftēs sē pērshkruar dhe pērkundēr faktit se nē kētē front predhat po u kēpusnin gjymtyrēt Shqiptarēvē,Heroina e Kombit Fetije Kelmendi nuk do tērhiqej dhe nuk do largohej, por do luftonte sē bashku me tē gjithē atdhedashēsit qē tashmē po gjendeshin nē front tē pērgjakshēm.

Heroina e Kosovēs, Fetije Kelmendi sē bashku mē bashkēshortin dhe luftarakē tē tjerē, printe nē ballē pēr tē spastruar terrenin pēr luftētarēt e tjerē qē do pasonin prapa, Gruaja nga Kosova me armē nē dorē po spastronte terrenin pēr tē hyrē luftētarēt e tjerē nē luftēn e pērgjakshme qē do zhvillohej me pas.
Vlen të përmendet edhe Lufta në Malet e larta të Opojës, ku dëshmitarët kanë treguar se fal Luftës së Guximshme të Heroinës së Kombit, është arritur që depërtohet dhe të thyhet rrethimi për luftëtarët e NDSH. Kësisoj të gjithë luftarët arritën të ktheheshin sërish në Kosovë.

#Vrasja dhe heshtja mortore e Luftës së Heroinës:

Ka qenë strehuar në shumë familje përgjatë përndjekjës që po i bënin OZN, sepse po thuajse të gjithë luftëtarët në atë kohë, pasi u bënë target i OZN-së, janë pushkatuar, janë vënë në burgje dhe janë vrarë në mënyrë mizore.
Heroinēs sē Kombit, nuk ju bē asnjēherē profili apo nuk u prezentua asnjēherē siq duhet sepse OZN nē atē kohē po punonte me zell me shpirtēshiturit nga tē cilēt edhe ra nē pritē dhe me datēn 8 Gusht 1946 vritet pabesisht, sē bashku mē bashkēshortin e saj, sē bashku mē fēmiun e saj 3 muajsh. Qē tē tre u varrosēn nē njē vend nē fshatērat nē rrethinē tē Lypjanit, duke humbur kēshtu gjurmēt, njēherē e pērgjithmonē.

Nē mēnyrē qē tē kurseheshin shpirtēshiturit, siq ka ndodhur edhe nē shumē raste tē tjera, Heroinēs sē Kombit nuk ju shkrua asnjēherē historia siq duhet dhe Kombi nuk e njeh veqse nē shkrimet pēr NDSH ku i ēshtē pērmendur emri pērkrah luftarakēve, por asnjēherē nuk u fol pēr Heroinēn Gruan nga Kosova, Uraganin qē nuk kishte frikē e qē printe nē Luftē.

#Portretizimi i pamjës së Heroinës së Kombit për herë të parë në histori

Nē mungesē tē fotografisē, kryesia e Fondacionit ka kontaktuar me familjarēt e Heroinēs sē Kombit –linjēn e drejtē e gjakut, me nipin e Heroinēs z. Nysret Kelmendi i cili tani jeton nē shtēpinē ku ka lindur dhe ku është rritur Heroina e Kombit.
Nipi i Heroinēs sē Kombit, ka plasuar tē dhēnat pēr pamjen e Heroinēs, bazuar nē rrēfimet e familjarēve respektivisht babait tē tij dhe rrethit tē parē familjarē dhe po ashtu ka ofruar fotografi të motrës së Heroinës, në moshë të shtyer, me të cilën kishte gjasuar Heroina e Kombit.
Në ditën fundit kur edhe është përshëndetur me familjen, ajo po mbante një shallë në kokë teksa largohej për të mos u kthyer më.

Kryesia e Fondacionit, pēr herē tē parē nē histori prezenton figurēn dhe pamjēn e Heroinēs sē Kombit, nē saje tē kontributit madhorē, tē piktores me talent tē shquar, nga Kosova, zonjusha Donarta Fuga, e cila nē pērpikmēri dhe me detajet mē tē hollēshishme, ka pikturuar pamjen e Heroinēs sē Kombit Fetije Kelmendi dhe fal tē cilēs ne tashmē, mund ta prezentojmē Heroinēn e Kombit, tē cilēn Kombi nuk e njohu asnjēherē dhe e cila dha jetēn pēr Kombin dhe pēr idealin e bashkimit tē trojeve Shqiptare.
Gruaja nga Kosova sakrifikoi tē gjitha, uragani i luftēs Fetije Kelmendi, tashmē i prezentohet Kombit, pas njē shekulli heshtjeje dhe padrejtēsie karshi luftēs qē bēri Heroina e Kombit.

Asnjēherē nuk u profilizua luftē e saj, asnjēherē nuk u shkrua vetēm pēr luftēn e saj, e cila kishte lēnē gjurmē edhe nē kokat e tē gjithē luftarakēve qē e kishin njohur, por kishte mbetur edhe nē mendjet e bashkēfshatarēve tē saj nga Ribari i Vogēl, gjeneratē e vjetēr e cila po i referohej si Shotē Galica!
Kryesia e Fondacionit ka nderin dhe priivilegjin qē tē prezentojē, pēr herē tē parē pamjen e Heroinēs sē Kombiti Fetije Kelmendi.
Falenderojmē sērish talentēn dhe piktorēn Donarta Fuga, e cila pērveq mundit, kohēs dhe punēs po bashkēndjenjte me padrejtēsinē qē i ēshtē bērē Heroinēs sē Kombit.
Pas nje shekull heshtjeje ju prezentojmē Heroinēn e Kombit Fetije Kelmendin, qē ju ta njihni gruan Shqiptare nga Kosova, vajzēn qē u rritē nē fshatin Ribar i Vogēl pēr tu kthyer nē simbol tē Gruas Luftarake, qēllimi i tē cilēs ishte Bashkimi Kombētarē.

#Kryesia e Fondacionit rezervon tē drejtēn eksluzive autoriale, tē pikturēs sē Heroinēs.

#Thyerja e heshtjës së madhe:

Nisma për tu prezentuar Heroina e Kombit, ka derivuar nga Udhëheqësja e Fondacionit Gruaja Ikonë e Qëndrueshmërisë, zonja Vlora Jashanica, e cila me ngulm vendosi që kjo Heroinë ti prezentohej Kombit, irrituar nga padrejtësia që i është bërë, duke mos u vënë në pah asnjëherë një shkrim, dedikuar Heroinës dhe luftës së saj. Kjo padrejtësi dhe heshtja mortore me qëllime dhe tendencë, shtyu zonjën Jashanica, që personalisht të merret me profilizimin dhe prezentimin e Heroinës së Kombit Fetije Kelmendi.

Më qëllim të kthimit të Heroinës në vendin ku përkon, është vendosur që Piktura Origjinale e Heroinës të vendoset në muret ku ajo ka lindur dhe është rritur, derisa Fondacioni do të mbajë kopjen e Pikturës.

Pandemia ka pamundēsuar ceremoninē kulturore pēr tē kujtuar kontributet e Grave nga Kosova, nē mundēsinē dhe rrethanat e para, nē njē format zyrtarë dhe ceremonial, bashkarisht me Piktoren Donarta Fuga dhe me Bordin e Drejtorëve në Fondacion, zonja Vlora Jashanica -Udhēheqēse e Fondacionit, do ti dorëzojë pikturën origjinale, nipit tē saj zotēri Nysret Kelmendit, i cili jeton nē shtēpinē ku u lind dhe u rrit Heroina e Kombit -babai i tē cilit vdiq me mallē, pēr heshtjen mortore tē kontributit tē motrēs sē tij, e cila nuk pērmendej dhe as nuk profilizohej por qe heshtur lufta e saj, pēr tē kursyer rradhët e bashkēpunētorēve tē OZN.

Varri i Heroinës së bashku me bashkëshortin dhe fëmiun e saj, nuk është zbuluar kurrë.

Të dashur bashkëkombas:

#Vjen nga Shekujt Gruaja e Kosovēs, Heroina e Kombiti Fetije Kelmendi!
#Vjen nga Shekulli Gruaja e Kosovēs sepse e vērteta ka rrugēn e gjatē por nuk ndalon!
#Vjen nga Shekulli Gruaja e Kosovēs, e cila nuk u profilizua kurrē siq do duhej!
#Vjen nga Shekulli Gruaja e Kosovēs e cila luftonte pēr Bashkimin Kombētarē, nē kohēn kur as shpresē nuk kishte veqse njē vullnet tē madhē dhe shpirtē uragani, qē tē luftohet me armikun deri ne vdekje!

VJEN NGA SHEKULLI GRUAJA E KOSOVĒS

*****“KOMBI IM, RINGJALLEM PARA JUSH NË KËTË FORMË. PĒR TĒ JU INFORMUAR SĒ U VRAVA NĒ PRITĒ NGA DISA SHPIRTĒSHITUR DHE PĒR TĒ KURSYER PO KĒTA, U HESHT LUFTA JONĒ. KOMBI IM, UNĒ BIJË E JUAJA, JAM KĒTU NĒ MESIN TUAJ, UNĒ DHASHĒ JETĒN PĒR KOMBIN SHQIPTARĒ, POR DISA HESHTËN LUFTĒN TIME. RINGJALLEM NĒ PĒRVJETORIN E 74 TĒ VRASJES SIME, PĒR TĒ JU RRĒFYER SĒ NUK MË ËSHTË DHIMBSUR JETA PËR TY KOMBI IM, RINGJALLEM PËR TU KTHYER NË KOSOVËN E LIRË*****

HEROINAT NUK VDESIN KURRĒ!
LAVDI JETĒS DHE LUFTĒS SĒ HEROINĒS SĒ KOMBIT
FETIJE KELMENDI
E vrarē me 8 Gusht 1946, rikthyer nē pērjetēsi me 8 Gusht 2020!
AUTOR: Fondacioni Kulturor -Gruaja Ikonë e Qëndrueshmërise -Kosovë Kreu
Shkrim është i marrë nga Fondacioni Kulturor, Gruaja Ikonë e Qëndrueshmërisë Kosovë .
Titulli i këtij botimi është vendosur nga redaksia e televizionit Opoja ndërsa përshkrimi i historisë së Fetije Kelmendit është berë nga autorja Vlora A.R. Jashanica