Shoqëria kulturore artistike “Bresana”, nepermjet një postimi në llogarinë e tyre në Facebook, kanë njoftuar opinionin publik, se Festivali mbarëkombëtar “Opoja Vallëzon” do të mbahet në javën e dytë të muajit tetor të vitit 2020.

Pasi që ishte paraparë që çdo vit të mbahet ky Festival në muajin Korrik, e për shkak të pandemisë, ai ishte shtyrë për nje kohë të pacaktuar, tanimë është vendosur për të mbajtur atë raporton televizioni Opoja.

Postimi i plotë nga Shka Bresana

Në takimin e djeshëm me datë 01. 10. 2020 në mes të Kryesisë së SHKA- “Bresana” ,Këshillit organizativ të festivalit mbarëkombëtar Folkloriko- Burimor “Opoja Vallëzo” që organizohët nga SHKA “Bresana”dhe drejtorit artistik të festivalit Dilaver Kryeziu , u vendos që edicioni i dytë i festivalit që është parapar të mbahët me datë 25,26 dhe 27 korrik dhe që i dedikohët kryesisht diasporës dhe që u pezullua për kohë të pa caktuar për shkak të pandemisë të mbahët me datë 10 dhe 11 tetor 2020.
Për grupet pjesmarrëse dhe vijimin e punës së festivalit ju njoftojm në ditët në vazhdim.
Me respekt SHKA-Bresana.