Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit” kanë gëzuar një familje në fshatin Shajne të komunës së Dragashit shkruan sot televizioni Opoja.

Gjendja e kësaj familje në pamjet të cilat ka publikuar Shoqata Humanitare është tejet e mjerueshme.
Familja e Elmir Imerit përbëhet nga pesë antarë ku prindërit e tij janë në moshë të shtyrë ku babai nuk shikon e as ndegjon më ndërsa nëna thotë se përdor shumë barna medicinale.

Elmiri në bisedë e sipër thotë se deri më tani duke mbledh Hekura ka ushqyer antarët e familjes së tij.
Ai falemnderon së pari bamirësin Halil Kastratin me bashkëpunëtorët e tij si dhe të gjithë ata donatorë të cilët mundësuan që Elmiri të këtë një Shtëpi.