Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, në vendimet e publikuara në faqen zyrtare të komunës, me datë 13 Janar 2022 ka marrë vendim për emërimin e z.Behar Brenolli në pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në një mandat katër vjeçar raporton, televizioni Opoja.

Në qeverisjen lokale si duket familja “Brenolli” është shpërblyer mir pasi që asambleistja Merunisa Brenolli është bashkëshortja e z.Behar Brenolli e më ketë mund të konsiderohet si konflikt interesi mbrenda institucioneve.

Po ashtu kujtojmë se z.Behar Brenolli është zgjedhur në ketë pozit për të dytën her pasi që në këtë pozit ishte edhe në qeverisjen e z. Shabani të PDK-së.

Televizioni Opoja ka siguruar vendimin për emërimin e z.Behar Brenolli në pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Dragashit.