Instituti Demokratik i Kosovës sot kishte organizuar takimin me zyrtarë nga minstria e arsimit, drejtorë komunal të arsimit, drejtorë të shkollave dhe udhëheqës komunal transmeton televizioni Opoja.

Në kuadër të këtij organizim nga KDI, drejtori i arsimit në Dragash zotëri Vloran Cenaj kishte përcjellë qëndrimin e tij kundër shuarjes së paraleleve si dhe bashkimin e shkollave.
Në një postim të publikuar së fundmi në llogarinë e tij në facebook Cenaj ndjehet i nderuar dhe krenar që argumentimi mbi qëndrimin e tij pati përkrahje nga të gjithë përfaqësuesit.

Për më tepër po ju përcjellim qëndrimin si dhe argumentimin e drejtorit të arsimit z. Vloran Cenaj

Në takimin e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës sot para zyrtarëve nga minstria e arsimit, drejtorëve komunal të arsimit, drejtorëve të shkollave dhe udhëheqësve komunal argumentova qëndrimin tim kundër shuarjes së paraleleve dhe bashkimit të shkollave.
I nderuar dhe krenar që argumentimi im gjeti përkrahje edhe nga të gjithë përfaqësuesit e përfshirë në këtë proces.