Në vazhden e vizitave që presidentja po bën nëpër komunat e Kosovës, gjatë ditës së sotme znj. Vjosa Osmani ka qëndruar në komunën e Dragashit, ku është pritur në zyrën e kryetarit të komunës dhe më pas në sallën e kuvendit komunal, ku u takua me familjet e dëshmorëve, shoqatat e dala nga lufta me asamblistë, mërgimtarë dhe qytetarë të tjerë.

Znj. Osmani, në një fjalim me këtë rast, premtoi mbështetje për komunën e Dragashit në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, ndërsa në anën tjetër, kryetari i komunës e njoftoi atë për disa projekte në të cilat ai kërkon mbështetje institucionale.

Pjesë e agjendës së presidentes ishte edhe vizita në organizata dhe ndërmarrjet të suksesshme që operojnë në komunën e Dragashit, ku dëgjoi nga afër sfidat dhe arritjet e tyre.

©TVOPOJA