Në vjeshtë të këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës, për ketë subjektet politike kanë filluar të mendojnë për kandidaturat e tyre në ketë proces zgjedhor njofton televizioni Opoja.

Edhe në komunën tonë që disa javë, subjektet politike, kanë filluar të bisedojnë rreth kandidatëve të tyre potencial për të parin e komunës.

Siç mëson redaksia e televizionit Opoja, nga burime pranë degës së Lvv-së në Dragash, ka disa emra të cilët janë lakuar kohëve të fundit për të qenë kandidatë potencial për të parin e komunës.

Disa nga keta emra do të i përmendim edhe në ketë artikull i cili pasqyron një analizë politike rreth subjektit në fjalë.

Emri i parë të cilin e kemi degjuar shpesh nga aktivistët e kesaj të fundit është, Ismail Ahmetit, nga fshati Bresanë në komunën e Dragashit.
Ismaili për opinionin publik nihet si një inxhinier i sukseshëshem, dhe një ndër aktivistët më besnikë i lëvizjes Vetëvendosje në Sharr.
Ai po ashtu kishte qenë kandidat për deputet në vitin 2014, por që nuk kishte arritur të marrë mbështetjen e mjaftueshme, për të u bër pjesë e legjislaturës.

Emri i dytë i cili pëshpëritet nga aktivistët është, Uran Halimi, i cili njeherit ishte edhe kandidat i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Uran Halimi për opinionin e gjerë nihet edhe si profesorë i gjuhës dhe letërsisë angleze.

Mbrenda subjektit është përfolur, emri i kryetarit të degës së Lvv-së në Sharr , Ibrahim Ajupi, si një nga kandidatët me potencial për zgjedhjet lokale në Dragash.
Ibrahim Ajupi, përpos që drejton degën e Lvv-së në Sharr, ai është i angazhuar edhe në një biznes privat në Prishtinë si inxhinier.

Tjeter kandidat potencial është, Erzen Krasniqi, nga fshati Brezne e komunës së Dragashit, me profesion inxhinier.
Erzeni është emer i njohur rreth aktivitetit të tij në këtë subjekt politik.
Ai ishte edhe kandidat për deputet në vitin 2017, në zgjedhjet Nacionale.

Para dhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ishte biznesmeni Burim Piraj, i cili haptazi doli në mbeshtetje të ketij subjekti politik.
Afërsia e biznesmenit, Burim Piraj, me lëvizjen Vetëvendosje, mundemi thjeshtë të aludojm, që edhe ky mund të jetë njëri nga kandidatët pretendent për të parin e komunës në zgjedhje lokale.
Burimi në llogarinë e tij në Facebook, kishte publikuar një foto, me zëvendëskryeministrin e parë në Qeverin e Kosovës, zotërin Besnik Bislimin.
Por a ishte kjo vizitë si një form aderimi i biznesmenit në ketë subjekt politik, pritet të shihet në të ardhmen.
Burimi nihet si një nga biznesmenët me të suksesshëm në vend dhe jo vetëm.

Emiri tjetër i cili është lakuar kohëve të fundit është, ai i ekonomistit Bahtijar Berisha, nga fshati Buçe në komunën e Dragashit.
Nga bashkpunim i shkëlqyer në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndermjet listës “Guxo” dhe Lëvizjes Vetëvendosje, mund të themi që ndoshta në këtë proces zgjedhor do të vazhdojë ky bashkpunim ndermjet ketyre dy subjekteve.
Bahtijar Berisha, si përfaqësues i listës “Guxo” në komunën e Dragashit, mund të jetë si një ndër emrat më të përfolur, i cili falë bashkëpunimit me Vetëvendosjen, mund të jetë si njëri nga kandidatet potencial, për kryetar të komunës në Dragash.

Keta janë disa nga emrat të cilët redaksia e televizionit Opoja, ka sjellë për ju në një analizë kronologjike.
Se cili do të jetë Kandidati për të parin e komunës pritet të shihet në javët në vazhdim.