Kuvendi i Republikës së Kosovës me datë 10 Mars ka miratuar Buxhetin për vitin 2020 i cili është votuar me 63 vota pro.

Televizioni Opoja ka analizuar buxhetin e ndarë në projektet për fushën Sportive për komunën e Dragashit për vitin 2020.
Në këtë komunë, nuk janë ndarë mjete financiare për projekte sportive. Qeveria e Kosovës e ka financuar vetëm 1 projekt për vitin 2020.

Për ndërtimin e Palestrës Sportive në Dragash, janë paraparë të shpenzohen 1,565,195 euro.

Për ndërtimin e kësaj salle sportive do të barten 300 mijë euro nga viti 2019, kurse për vitin 2020 nuk është ndarë asnjë cent.

Për ndërtimin e Stadiumit në Dragash, nuk është ndarë asnjë cent për vitin 2020, po ashtu edhe në vitet paraprake nuk janë ndarë mjete financiare.
Vlera totale e këtij stadiumi është 100 mijë euro, të cilat janë të paraparë të ndahen në vitin 2021 të gjitha mjetet financiare.