Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës zotëri Mr.Naim Tërnava ishte në Dragash ku aty mbajti një takim me Imamët e KBI-së të kësaj komunës.
Myftiu ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij siç është Kryeimami Sabri Bajgora si dhe zëvendës Kryeimami Fatmir Iljaz transmeton Tv Opoja.
Ata nga kryetari i KBI-së në Dragash zotëri Osman Mehmeti u njohën për se afërmi me aktivitetet e KBI-së dhe të imamëve që punojnë në territorin e kësaj komune, si dhe për përgatitjet gjatë muajit të Ramazanit.
Myftiu më pas ka mbajtur një fjalim ku i uroj për ardhjen e muajit të Ramazanit.