Në degën e PDK-SË në Sharr kanë filluar të japin dorëheqje antarë të cilët ishin mbi njëzet vite pranë këtij subjekti politik.

Dorëheqja e radhës në ketë subjekt politik vjen nga një antarë i cili kishte mbeshtetur partinë mbi njëzet vite.
Bëhet fjalë për Fitim Karimanin i cili në një postim të publikuar në Facebook kishte paraqitur dorëheqjen e tij nga ky subjekt politik.

Siç ai thotë në ketë shkrim të drejtuar kryetarit z. Vehbi Nazifit dorëheqjen po e bën për të lëshuar rrugë të rinjve që kanë vizion për partinë.

Ky është postimi nga Fitim Karimani:

I nderuar Kryetar i PDK dega në Sharr z.Nazifi, të nderuar anëtar të kryesis se degës në Sharr, unë Fitim Karimani ju njoftoj se jap dorheqje nga të gjitha pozitat udhëheqëse në nivel dege në SHARR.

Ju falenderoj përzemersisht që mbi 20 vite sa ish pjes e PDK-së, kemi bashkpunu dhe jam mundu që sadopak të jap kuntributin tim me aq sa kam pas mundësi e aq sa kam ditë.

Por qdo fillim e ka edhe një fund, andaj mendoj ae është koha e duhur që të terhiqëm, dhe të ju lë vend njerzëve të rinjë që kan vizoin, force dhe guxim që ti shtyjn përpara proceset politike mbrenda.

Nuk dua të hyj në detaje se kush isha e qfar bëra për parti, se koha do e dëshmon, ama isha vërtet një njëri që PDK-në e doja me zëmer e pa interes.
Arsyet dhe motivin e largimit timë do ti publikoj dhe do ti ndaj me juve dhe me miqtë e mi në fcb, në ditët në vazhdim.

Shpresoj ta came mar vendimin e duhur.
Shëndet e suksese
Me respect: Fitim Karimani 07/28/2021 SHARR