Kosova për herë të parë në histori të saj regjistron Treguesin Gjeografik – “Djathi i Sharrit” si Emërtim I Mbrojtur i Origjinës sipas Ligjit për Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia Për Pronësi Industriale, për herë të parë në Republikën e Kosovës, ka nxjerrë vendim për mbrojtjen e një produkti vendor, Djathit të Sharrit, duke u bazuar në Ligjin Për Treguesit Gjeografik dhe Emërtimet e Origjinës. Fakti se,Djathi i Sharrit; është një prodhim unik i Rajonit të Sharrit dhe karakteristikave të kulturës,tokës dhe mjedisit që janë të lidhura me emërtimin, pas vendimit për ta mbrojtur si emërtim i origjinës e bën atë edhe krenari kombëtare.

Kjo mbrojtje kontribuon në identifikimin e zonës unike që prodhon një produkt të veçantë duke e dalluar nga djathërat e tjerë e poashtu promovon prodhimin vendor dhe traditën e gatimit të djathit në Kosovë, dhe i ndihmon konsumatorët në sigurinë e cilësisë dhe origjinën e djathit të prodhuar në këtë rajon.

Me këtë mbrojtje, përdorimi i emrit “Djathi i Sharrit” përkatësisht mekanizmat e certifikimit dhe kontrollit të prodhimit do të sigurojnë standardet e cilësisë për këtë produkt.

Treguesi Gjeografik, në këtë rast “Djathi i Sharrit” i mbrojtur, ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin esektorit ekonomik të djathit në Kosovë dhe promovon turizmin rural. Bjeshkët e Sharrit duke qenë rajonndërkufitar ia shtojnë edhe më tepër rëndësinë këtij produkti duke e bërë Kosovën si vendin e parë që mbron një produkt me këtë emërtim.

MINT përgëzon anëtarët e Shoqatës së Prodhuesve të Djathit të Sharrit, për punën dhe përkushtimin e treguar deri më tani. Regjistrimi i Djathit të Sharrit është ndër vendimet më të rëndësishme që Ministria ka marr në ruajtjen dhe mbrojtjen e produkteve vendore dhe promovimin e traditës sonë kombëtare. MINT, do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e sa më shumë produkteve vendore me Tregues Gjeografik ose Emërtime të Origjinës.