Shperndahen dhurata për 250 nxënës nga shoqata humanitare Bereqeti, këto dhurata vijnë nga 3 donator të Emirateve të Bashkuara Arabe; Fondacioni Sheik Zaid Al Nahjan, Fondacioni Sheik Al Mektum dhe Fondacioni I Emirateve për ndihmë.

Dje, Bashkësia Islame e Kosovës me shoqatën e saj humanitare BEREQETI me rastin e Festës së Flamurit 28 Nëndorit, ka shpërndarë për 250 nxënës dhurata të përbëra nga: Një çantë të cilësisë së lartë me 10 fletore normale, dy fletore të mëdha për hartim, një komplet kompasa, dy bllokë për vizatim, tri lloj ngjyra (të ujit, të drurit dhe fllamaster), tre lapsa, një gomë dhe një mbrejtse.

Dhuratat janë shpërnda në komunën e Sharrit respektivisht Dragashit dhe në komunën e Kastriotit respektivisht Obiliqit!

Këto dhurata vijnë nga 3 donator të Emirateve të Bashkuara Arabe; Fondacioni Sheik Zaid Al Nahjan, Fondacioni Sheik Al Mektum dhe Fondacioni I Emirateve për ndihmë. Allahu i shpërbleft!